SYRI TV/ Protesta e 27-të para Bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Erion Veliajt

Për të 27 herë, qytetarët, opozita dhe AMT protestuan para Bashkisë Tiranë, për të kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.  Këshilltarët  e opozitës në Këshillin  Bashkiak akuzuan Veliajn se është përgjegjës i vetëm i aferës me Inceneratorët dhe “5D”,   ndërsa theksuan se i ka shpallur luftë qytetarëve duke i vjedhur taksat  pa i ofruar shërbime. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës, akuzuan SPAK-un se po amniston Veliajn e Ramën, duke mos hetuar dosjet  ku janë të përfshirë, ndërsa paralajmëruan se nuk do të tërhiqen deri sa Veliaj të përballet me drejtësinë.

SYRI TV

Qyterarët e Tiranës, zhvilluan këtë të mërkurë protestën e 27 para Bashkisë  Tiranë, të organizuar nga opozita dhe  AMT. Ata  kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliajt, të cilin e akuzojnë si përgjegjës kryesorë për aferën me djegësat, 5D si  dhe vjedhjen e taksava të kryeqytetasve

Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të  Tiraës, Dorian Teliti,  Ilda Zhulali, Tedi Blushi e Silva Caka, akuzusnkryebashkiakun Veliaj  se i ka shpallur luftë qyteraëve, duke u rritur cdo ditë tasat e tarifat për qyterarët

Shqetësim për vjedhjen e taksave  dhe mungesën e kopshteve e cerdheve në kryeqytet, e ngritën edhe kreu i FRPD, Besart Xhaferraj, dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi,të cilët deklaruan se duhet shembur modoli i hajdutërisë që ka instaluar Erion Veliaj.

Koordinatori politik i PD për Tiranën, Klevis Balliu,  deklaroi se opozita do të vijojë qëndresën duke denoncuar krimninelët ndërsa akuzoi SPAK-un se është vënë në shërbim të Edi Ramës.

Edhe avokatja Adriana Kalaja  hodhi akuza të forta ndaj SPAK dhe drejtësisë së re,  ndërsa denoncoi se si  Altin Dumani po amniston Erion Veliajn.

Qyterarët paralajmëruan se nuk do të ndalin protestat deri në largimin e kryebashkiakut Veliaj dhe përballjen e tij me drejtësinë.