SYRI TV/ ‘Shteti Bektashi’, pastori Akil Pano kundër: Atentat Kushtetutës, tradhëti kombëtare

Atentat ndaj kushtetutës dhe tradhëti kombëtare e ka cilësuar Pastori Akil Pano projektin për krijimin e shtetit bektashi në vendin tonë. Në një intervistë për Syri Tv ai argumenton se krijimi i shtetit fetar brenda një shteti laik, do i hapte rrugën precententëve të rrezikshëm, që kanë të bëjnë jo vetëm më cënimin e harmonisë fetare, por edhe me ndryshimin e dinamikave gjeopolitike, madje sipas tij deri në terrorizëm fetar.

SYRI TV

Njoftimi për krijimin e shtetit Bektashi ka ngjallur reagime dhe debate të shumta. Në lidhje me këtë çështje Syri Tv ka intervistuar pastorin Akil Pano, i cili mban qëndrim kudër krijimit të një shteti të tillë në Shqipëri, duke e cilësuar si atentat ndaj kushtetutës dhe tradhëti kombëtare. Sipas tij, ndërmarrja e një nisme të tillë dëshmon qartazi kapjen e fesë nga kryeministri Rama.

Pastori Akil Pano argumenton se krijimi i shtetit bektashi në vendin tonë do i hapte rrugën precententëve të rrezikshëm, që kanë të bëjnë jo vetëm më cënimin e harmonisë fetare, por shkon më tej me ndryshimin e dinamikave gjeopolitike, madje sipas tij deri në terrorizëm fetar.

Duke u ndalur në sjelljen arrogante të kryeministrit që për çështje të tilla me rëndësi nuk merr opinionin e popullit të tij, një thirrje pastori e ka edhe për presidentin Begaj.

Sipas Pastorit Akil Pano, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë duhet të dalë më një qëndrim e deklarëtë të përbashkët në lidhje me këtë çështje, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.