FOTO/ Këlliçi nga Michigan: Ngrihen degët e PD në SHBA, vota e diasporës do të jetë përcaktuese
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi prej disa ditësh ndodhet në SHBA, ku ka zhvilluar takime të shumta me anëtarët e diasporës shqiptare.
Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se, PD është në fazën e ngritjes së strukturave në SHBA, pasi në zgjedhjet e vitit 2025, vota e diasporës do të jetë përcaktuese për ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.
‘Gjatë procesit të ngritjes se Grup Seksionit Starovë, në Taylor të Michigan
Shqiptarët e Amerikës janë një potencial i jashtëzakonshëm për PD dhe vetë vendin tonë.
Vota e Diasporës do të jetë përcaktuese këtë radhë për të sjellë ndryshimin e shumë pritur.
Më kontaktoni të gjithë ju miq që jetoni e punoni në Michigan, pasi jemi në fazën e ngritjes dhe konsolidimit të strukturave tona USA’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.