Xhaferri: Qiratë nga 600 deri në 900 euro, Veliaj ekspozon studentët përballë zhvatjes nga qiratë!

Nga Besart Xhaferri/

Studentët e Universitetit të Tiranës prej një muaji vijnë vërdallë në Kryeqytet pasi i kreu i Bandës 5D nuk ka ndertuar asnje konvikt dhe i ka ekspozuar përballë qirave të kripura pasi mban peng tregun imobilar për të pastruar paratë e korrupsionit. 

Çmimet e garzoniereve dhe shtëpive pranë fakulteteve të Universitetit të Tiranës  variojnë nga 600 euro deri në 900 euro. 

Kjo është një zhvatje për studentët, që familjet nga zonat më të varfra të vendit i kanë sjellë në Tiranë për t’i shkolluar dhe jo për ti bëjë objekt të zhvatjes së paskrupullt. 

Unë i ftoj studentët të na bashkohen masivisht në protesta për ti thënë ndal zhvatjes nga ky sekt që e urren rininë, që e urren dijen dhe mendimin kritik. 

Duan të na bindin që janë pensionistët që do ta mundësojnë rrotacionin, por e kanë gabim se rrotacionin në këtë vend do ta bëjnë të rinjtë dhe studentët!