Rama që vodhi taksat, tani do të vjedhë dhe fetë dhe tolerancën fetare!

Nga Petrit Vasili

Hajduti po hajdut mbetet, sepse vesi del me shpirtin.

Rama pasi bëri badërdinë me paratë e shqiptarëve duke i futur në borxh me miliarda euro tani i është vërsulur bektashizmit dhe mbi të gjitha tolerancës fetare.

Kërkon Rama me çdo kusht të fusë duart e tij te pista ne nje domen si fetë, domen i cili fuqinë më të madhe ka pavarësinë dhe identitetin.

Bektashizni ne qindra vjet u rezistoi tallazeve nga më të fortat dhe mbijetoi.

Ne Shqipërinë komuniste Bektashizmi u përball me tallaze akoma më të forta dhe sërish mbijetoi, falë identitetit shumë të spikatur fetar dhe patriotik të tij dhe burrave e grave dinjitozë qe e ruajtën në shpirt dhe nuk e shuan kurrë flakën e besimit dhe patriotizmit, duke rilindur si feniksi me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri.

Sot me qindra mijra shqiptarë të besimit bektashi e thonë me ze të lartë besimin e tyre dhe respektojnë ritet e institucionet bektashiane pa as më të voglin presion.

Ç'punë ka Edi Rama ky kryeministër i falimentuar, grabitqar dhe i korruptuar që të fusë hundët dhunshëm në punët e një besimi fetar si bektashizmi?

Rama që " i ndriti" punët e shtetit duke instaluar narkoshtetin tani do ndreqka punët e bektashizmit.

Asnjë kryeministër nuk ka guxuar ta bëjë një hap të tillë të çmendur, i cili është as më shumë e as më pak por rrëmbimi i fesë nga narkoshteti dhe tronditja e bashkëjetesës fetare kësaj kryevlerë dhe kryedimensioni të popullit shqiptar.

Asnjë fe as reformohet apo organizohet nga kryeministrat, sepse feja dhe shteti janë të ndarë kaq qartë nga njëri tjetri dhe kjo ndarje është edhe garancia më e madhe e feve, që të funksionojnë e të përmbushin misionin e tyre hyjnor të pandikuara në asnjë mënyrë nga politika dhe mijëra negativitetet, qe politika bart me vete.

Fakti i reagimit publik të përfaqësuesve të besimeve të tjera fetare është prova më tronditëse për goditjen e pabesë dhe mafioze të Edi Ramës ndaj bashkëjetesës fetare dhe rolit aq të fortë pozitiv që ka kjo bashkëjetesë mbi përditshmërinë e trazuar të shqiptarëve, që përballen me varfërinë dhe qindra pasiguri të tjera, që kanë rrezikuar edhe qenien tonë si popull siç është shpopullimi.

Ky është pa as më të voglin dyshim një moment shumë i errët, pasi kemi rishfaqjen e komunizmit me mantel pluralist, por po aq të errët, agresiv dhe të pabesë sic ishte vetë komunizmi përpara viteve 90'.

Ndaj qëndrimi shumë i fortë në bllok dhe pa asnjë kompromis ndaj këtij veprimi te neokomunistit Edi Rama është mbrojtje e bashkëjetesës fetare, mbrojtje e vërtetë e bektashizmit, e lirisë së besimit dhe vetë shoqërisë demokratike ku duam të jetojmë.