Berisha: Me vetingun financiar 30-vjeçar të Sali Berishës, ata faktuan deklaratat e mia të përsëritura për pasurinë time

Kreu i PD në një konferencë me gazetarët është shprehur se vetingun financiar 30-vjeçar ndaj meje ata faktuan deklaratat e mia të përsëritura se Sali Berisha, me bashkëshorten e tij, pas 54 vitesh punë, disponojnë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë.

Fjala:

Ordinere, të denja vetëm për llum njerëzor dhe njerëz të cilët të marrë peng nga krimet e tyre, janë të aftë të bëjnë gjithçka për të shpëtuar, mund të manipulojnë në mënyrë kaq të trashë dhe banale.

Ju gazetarë që e keni lexuar, keni konstatuar se aty thotë: Berisha me vendimin për letrat me vlerë, vendim i cili u firmos një muaj pasi Jamarbër Malltezi dhe pronarët e klubit Partizani kishin paguar 90 përqind të detyrimeve, dhe Jamarbër Malltezi përfitoi 62 euro, përdorin si argument se unë e bëra për të favorizuar këta pronarë se pas 9 muajsh ndryshova vendimin.

Spekulantë mjeranë amoralë.

Po, e ndryshova të nderuar gazetarë, hoqa nenin që autorizonte përdorimin e letrave me vlerë në ankande, por nuk preka nenin që lejonte pronarët të parablinin me letra me vlerë objektet e ndërtuara apo të merrnin pjesë në procesin e privatizimit.

Pra, shpifin dhue trillojnë me qëllim që t’i japin këtij vendimi një karakter specifik, që ai nuk e kishte kurrë.

Të nderuar zotërinj, të falenderosh ata që kryejnë krime, që flenë mbi dosje krimi, që shkelmojnë Kushtetutën, Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut si njerëz të marrë peng pa ligj dhe moral, nuk më lejohet.

Përndryshe do i falenderoja ata për vetingun.

Me vetingun financiar 30-vjeçar të Sali Berishës, ata faktuan deklaratat e mia të përsëritura se Sali Berisha, me bashkëshorten e tij, pas 54 vitesh punë, disponojnë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë.

Merr përgjigje e gjithë mafia ndërkombëtare, e cila e shpalli Sali Berishën një kampion të luftës kundër korrupsionit të deklaruar dikur prej tyre, e dizenjoi si non-grata për korrupsion.

Merr përgjigje çdo shqiptar që mund të ketë menduar, i mashtruar nga propaganda se Sali Berisha ka përdorë pushtetin për të pasuruar veten.