VIDEO/ Berisha: Rama ka 7 firma, por SPAK nuk ka guxuar as ta thërrasë për të dhënë shpjegime

Gjatë deklaratës për gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar SPAK se nuk ka guxuar dot të pyesë Edi Ramën, edhe pse në dosjen ‘Partizani’ ai ka 7 firma.

Kreu i PD-së, duke komentuar akuzat e SPAK, u shpreh se vendimet e tij të marra gjatë kohës që ishte kryeministër, kanë synuar popullatën dhe jo persona të caktuar.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:

Në piramidën e tyre të mashtrimit, mercenarët, shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të akuzojnë Sali Berishën se ndryshoi destinacionin.

Ky është një mashtrim tjetër kriminal sepse destinacionin e një pjese të klubit Partizani e ndryshoi Edi Rama në maj të vitit 2005 në këshillin teknik, dhe e ndryshoi këtë pa asnjë kërkesë të pronarëve të tokës apo të ndonjë institucioni shtetëror.

Sipas burimeve, ai e ndryshoi këtë se i kishte vënë syrin ta zhvillonte si mafioz me Olsi Ramën, Paro Laçin dhe ndonjë tjetër.

Firma e Sali Berishës, e vendosur 6 muaj më vonë pas vendimit të marrë nga Edi Rama në KRRT-në e tij, është një firmë ex-lege. Mercenarët e citojnë Sali Berishën si kryetar të KRRT për të bërë të besueshme mashtrimin e tyre. Kryetari i KRRT nuk kishte asnjë tagër ligjor të propozonte, të ndërhynte apo të anulonte një vendim për territorin të qeverisjeve vendore.

Edi Rama, në procesin e ndryshimit të destinacionit ka shtatë firma.

Prokurorët e prokurorisë politike private të tij, nuk kanë guxuar ta thërrasin njëherë të vetme të japë shpjegime për firmat e tij, të cilat ata ia atribuojnë Sali Berishës.

Pretendohet në një mashtrim ordiner se Sali Berisha miratoi ligje dhe vendime për të lehtësuar dhe ndihmuar, favorizuar dhëndrin e tij në këtë proces.

Sali Berisha nuk ka firmosur kurrë për çështje të pronësisë apo çështje të tjera, ndonjë ligj apo vendim qeverie për persona apo grupe të veçanta. Të gjitha ligjet dhe vendimet e qeverisë gjatë periudhës së Sali Berishës kanë synuar popullatën e përgjithshme të Shqipërisë. Nga këto vendime janë bërë e mundur që agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave, me rreth 54 mijë vendime në 7 vite, t’u rikthejë tokën apo t’i kompensojë mbi 510 mijë pronarë, njëri prej tyre është Jamarbër Malltezi që ka marrë gjithsej 410 metër tokë.

KONFERENCA LIVE: