‘Orgji në Bashkinë e Tiranës’/ Kalaja sfidon Dumanin: Heto Veliajn dhe favoret seksuale në institucionet publike

Aktivistja e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit dhe organizatorja e protestës së 27 para Bashkisë së Tiranës, ka sfiduar publikisht kreun e SPAK, Altin Dumani që të hetojë Erion Veliaj, për orgjitë që sipas saj bëhen nga Veliaj.

Sipas Kalasë skandale të tilla nuk janë prezente vetëm në Bashkinë e Tiranës, por edhe skandale seksuale qarkullojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet shtetërore.

Për Kalanë, gratë shqiptare paguhen si eskorta të diplomatëve të huaj në vendin tonë, me qëllim, dëmtimin e opozitës.

Vijmë këtu duke denoncuar, demaskuar e treguar qëndresën tonë ndaj krimit, korrupsionit e mafies. Do jemi këtu deri sa ta çlirojmë Tiranën e Shqipërinë nga këta banditë. Denoncimet i kemi bërë e SPAK s’reagon. Spakistët e heronjve të munguar të mafiozes Yuri Kim janë palë me krimin e luftojnë PD e liderin  saj, duke u bërë armiqtë kryesorë të demokratizmit në Shqipëri.

‘Prona do t’iu kthehet ish pronarëve’, vetëm për këtë deklaratë është burrë shteti Sali Berisha. E mbajtën banditët për 50 vjet. Kjo është e vetmja vepër penale që akuzohet. Kushtetuesja tradhtoi Shqipërinë e shqiptarët për Portin e Durrësit, Butrintin, janë për t’i shërbyer kushtetueses, interesit më të lartë publik, e jo mafies e krimit.

Një gjyqtare dha dorëhqejn, kërkova hetimin e saj. Të kontrollojë dy aparate telefonike Altin Dumani, Ëngjëll Agacit dhe Edlira Kokonës, që të kuptosh pse është tërhequr gjyqtarja e Kushtetueses. Përflitet për skandale seksuale në Kushtetuese. As s’duhet të na bëjë përshtypje, skandale ndodhin në çdo intuctuion shtetëror, u kërkojnë favore seksuale. Gratë emërohen eskorta për diplomatët e huaj në vendin tonë për të dëmtuar opozitën. Spiropali është eskorta e Mc Gonigalit. Është Linda 2 e Kuvendit. Sëmundjen e kanë nga thonjtë e pa prerë të Ramës, që s’u bë kurrë njeri, s’u bë kurrë shqiptar i devotshëm e kryeministër jo e jo.

Të zgjedhim modelin e një burrë shteti si Berisha, apo modelin e Ramës që është tradhtar? Ne kemi zgjedhur të jemi me shqiptarët, të jemi me interesat e Shqipërisë. Altin Dushmani që të pastrosh fytyrën heto për skandalin seksual në Kushtetuese dhe ato të institucioneve shqiptare, vetëm kështu do vesh drejtësi.

Për Veliajn ka një video që e ka Dushmani, se si bëhet orgji me fitoren e 14 majit, apo vjedhjen e radhës. Orgji që bëhen në institucionet publike, pse nuk heton Dumani. Ose heto ose më kallëzo mua për deklaratë të rreme. S’na tremb aleanca e korbave.