Blushi: Veliajn ta ndëshkojmë pa mëshire. Duman thirri mendjes se zëmerimi i popullit do bjerë dhe mbi ty

Në protestën e mbajtur ditën e sotme përballë Bashkisë së Tiranës, mbajti fjalën e tij edhe Këshilltari i PL, Tedi Blushi, i cili u shpreh se SPAK po përgatiten për një akluzë politike kundër kryetarit të PD.

Blushi u shpreh se, bashkia është një seli ku po zhvillohet krimi i organizuar në kryeqytet.

Ai bëri thirrje për qytetarët, për të protestuar dhe për të luftuar gjëndjen e krimit dhe drejtësisë në vend, e për ti dhënë ndëshkimin e merituar Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Fjalimi:

Njerëz të këtij qyteti të lirë, që protestoni përpara këtij institucioni, që për fat të keq nuk është shpallur dhoma e krimit por është vetë selia e krimit të organizuar në kryeqytet.

Cështja është që cfarë do bëjmë ne apo populli opozitarë në kushtet ku ende sistemi i drejtësisë, kur SPAK-u i Altin Dumanit është bërë njësh me narkoshtetin, është bërë partnere në krim me Edi Ramën, është bër partner në krim me Erion Veliaj.

Dhe sot izolon dhe po bëhet gati për një akuzë politike për liderin historik të PD.

Nuk duhet të qëndrojmë duarkryq, ka ardhur momenti që Erion Qelisë, vrasësit të Ardit Gjoklajt, pronarit faktik të inceneratorit fantazëm, kryetarit të organizatave kriminale, ti japim ndëshkimin shembullorë që meriton një hajdut, një kriminel, një tradhtarë i kombit sic është ky dhe Edi Rama padroni i tij.

Është koha të reagojmë, pa u trembur, pa frikë sot mund të ndalojnë kryetarin e PD, nesër njërin prej nesh por nuk ka fuqi në botë të ndalojë popullin.