Protesta/ Silva Caka: Grabitqarët e policisë bashkiake gjobisin prindërit që çojnë fëmijët në shkollë

Opozita po mbana protestën e 27 para bashkisë së Tiranës. Përfaqësues politikë hodhën akuza ndaj Erjon Valiajt për inceneratorët dhe për aferën 5 D ku janë të përfshirë shumica e drejtorëve të bashkisë Tiranë. Përfaqësuesja e Partisë së Lirisë Silva Caka quajti policët bashkiakë grabitqarë që gjobisin prindërit që çojnë fëmijët në shkollë.

Silva Caka: E vetmja gjë që ne shohim në rrugët e Tiranës, janë grabitqarët e policisë bashkiake. Ata turren që në 4 të mëngjesit që tu vendosin gjoba prindërve të cilët  parkojnë për të shoqëruar fëmijët e tyre ne dyert e shkollës. Sepse është shumë e rrezikshme që në rrugët e Tiranës ti lesh fëmijët të shkojnë vetëm deri tek dera e shkollës.

Grabitqarët e policisë bashkiake të Tiranës i ke çdo mëngjes duke gjobitur çdo makinë dhe kjo nuk ndalon këtu, nuk është vetëm kaq. Prindërit gjobiten edhe kur shkojnë ti marrin fëmijët nga shkolla, sepse nuk ka transport për fëmijët tanë. Nuk ka asnjë lloj lehtësimi për fëmijët tanë në qytetin e Tiranës. Përkundrazi.

Një tjetër çështje që është shqetësim i përditshëm për të gjithë ne janë çmimet e rritura. Unë nuk e di se si e përballojnë familjet që kanë edhe një sasi qofte 70 mijë lekë të ardhura në muaj. Kur çmimet e ushqimeve kanë kapur stratosferën. Çfarë mund të bëjë një pensionist.

Secili nga në duhet të ngrihet e ti thotë stop kësaj situate.

Funksionarët e drejtësisë e kanë hallin të bëjnë tunele ajrore. Anëtarët e GJK dorëhiqen pa asnjë lloj motivi. Ata e kanë hallin tek lekët e tyre. Nuk bëjnë drejtësi.