‘PD, e vetmja alternativë që i bën ballë diktaturave’/ Xhaferri: Berisha ende i arrestuar, Rama firmos vjedhjet i lirë!

Në ditën e 27 të protestës para Bashkisë së Tiranës, kryetari i FRPD, Besart Xhaferri ka kërkuar lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha.

Sipas tij është e patolerueshme që Berisha të mbahet nën arrest, ndërsa ata që vjedhin përmes korrupsionit lihen të lirë nga drejtësia për të vijuar ende me vjedhjet.

Para të pranishmëve, drejtuesi i të rinjve demokratë u bëri thirrje studentëve dhe gjimnazistëve të ngrihen kundër kësaj qeverie lokale dhe qendrore, që sipas tij i ka gjunjëzuar ndaj të drejtave të tyre themeltare, arsimimi dhe shkolla të sigurta.

Nuk dorëzohet kurrë opozitari që nga diktatura më e errët e komunizmit e jo më sot. Thirrje studentëve të UT, më 2018 ju premtuan konvikte të reja, për të studiuar me çmime të përballueshme, ku jeni sot? Po kërkoni apartamente me qira, jeni shtresa më e goditur sot dhe në të njëjtën kohë bie mbi shpatullat tuaja pagesa për studime për të punuar dhe torturoheni nga banda 5D e Veliajt. Ju kanë vjedhur përmes taksave që duhet të shkojnë për ju, jeni në moshën e subvencionimit dhe jo të shkeljes. Në asnjë mënyrë s’është largimi zgjidhje, por ta rrëzojmë atë.

Jemi pishtarë të guximi që kjo shoqëri duhet të fillojë një orë më parë. Zgjedhje të barabarta për të garuar në kushte të barabarta. Duhet të ndahen pushtetet që blihen përmes korrupsionit.

Na vjen keq që shkollat janë kthyer në mapo droge, dyqane drogë, duhet ta refuzoni ju gjimnazistë e prindër. Shkollat po bëhen çerdhe të veseve e shkatërrim të brezave të ardhshëm. Dorëzimi do ju vlejë negativisht.

Kemi ende liderin Sali Berisha të arrestuar ilegalisht. E vetmja alternativë që i bën ballë diktaturës. Kurrë i arrestuar ai, dhe Rama jashtë. Kurrë i limituar për të ushtruar detyrën e tij dhe të jetë i lirë ai që vjedh nga mëngjesi në darkë.