Mbyllja e hetimeve për klubin ‘Partizani’/ Malltezi: SPAK nuk guxon as ta pyesë Ramën për këto 7 momente

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për të ashtuquajturën dosje e klubit ‘Partizani’.

Megjithatë, hetimet u mbyllën jo vetëm duke mos e hetuar kryeministrin Edi Rama, por as duke mos guxuar ta pyesin atë për të paktën shtatë momente.

Sipas Jamarbër Malltezit, firma e Ramës del në këtë dosje, duke shkaktuar edhe dëm financiar, por ai as nuk pyetet nga prokurorët politikë të SPAK-ut.

“Prokurorët politikë Kraja e Millonai janë bërë lecka ku fshin këpucët Edi Rama. Njoftojnë mbylljen e hetimeve duke refuzuar të pyesin, jo më të hetojnë Edi Ramën që ka firmosur,” shkruan Malltezi.

SPAK nuk guxon të hetojë Edi Ramën për:

-Inventarin e objekteve të ‘zëna forcërisht’.

-Ndryshimin e destinacionit në vitin 2006.

-Lejen e sheshit të ndërtimit në vitin 2007.

-Zonimin funksional me vendim të KRRT numër 238 të datës 27.12.2008, që e ktheu zonën për ‘zhvillim me parametra të lartë urbanë’.

-Refuzimin e zbardhjes së lejes së ndërtimit.

-Keqpërdorimin e INU në shkelje të vendimit të gjykatës.

-Dëmin financiar mbi 320 mijë euro nga shpërdorimi i detyrës sipas vendimit të formës së prerë nga gjykata.