Rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë tregues i një problemi shëndetësor

 

Nëse keni vërejtur rrathë të errët poshtë syve, pavarësisht se nuk ndiheni të lodhur, mund të jetë një tregues i një problemi shëndetësor.

Rrathët e errët janë mjaft të zakonshëm dhe zakonisht lidhen me mungesën e gjumit. Ato priren të shfaqen pas disa netëve të shqetësuara dhe shpesh janë arsyeja pse njerëzit thonë se “dukemi të lodhur”.

Megjithatë, lodhja nuk është shkaku i vetëm i këtyre rrathëve. Plakja, tendosja e syve, duhani dhe madje edhe gjenetika e të pasurit lëkurë më të hollë në qepallën e poshtme – mund të kontribuojnë gjithashtu.

Në disa raste, rrathët e errët mund të sinjalizojnë një shqetësim më të gjerë shëndetësor.

Një grua në TikTok mbeti e habitur kur dermatologu i saj konkludoi se “në familja ka njerëz të prekur me alergji”, vetëm duke ia vëzhguar rrathët poshtë syve të saj.

Ajo e ndau videon në platformë derisa shpjegoi se si dermatologu e kishte vërejtur këtë vetëm duke i parë rrathët.

“Dermatologu më tha: ‘Dikush në familjen tuaj me gjasë vuan nga astma, ethet e barit, ekzema, ose një lloje tjetër alergjie’”, shpjegoi gruaja.