Shoqërohet në polici një 76-vjeçar në Ferizaj, iu gjet një pistoletë me tre fishekë

Një 76-vjeçari në Ferizaj i është gjetur një pistoletë me tre fishekë.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është shoqëruar në polici.

“Me datën 24.09.2024, rreth orës 20:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj një person është vërejtur se posedon armë zjarri. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin  B. B (M/K), i moshës 76 vjeçar, tek i cili kanë gjetur arma e zjarrit ( pistoletë) me tre fishekë”.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti është iniciuar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.