Gjipali: Të gjithë synojmë antarsimin në BE, por si fillim duhet të zbatojmë kushtet e BE

Në emisionin e mëngjesit,  ‘KAFE SHQETO” nën moderimin e gazetarit Flavio Qarri, i ftuar Drejtori i Lëvizjes Europiane, Gledis Gjipali, për të folur rreth takimit të Ramës në Bruksel dhe integrimit të Shqipërisë në BE.

 Ai u shpreh se, reformat nuk janë zhvilluar si duhet në momentin kur vendi kishte një dritë jeshile për anëtarësim në BE.

Gjipali tha se, në fazën që jemi synojmë anëtarësimin por kemi shumë hapa për të plotësuar dhe që duhen arritur para anëtarësimit.

Deklarata:

Ka një staniacion, ky është i dukshëm, për proces të integrimit Europian. Siç u tha, jam dakort nga dy anët sepse reformat nuk kanë ecur si duhet në ato momente kur kishin një dritë jeshilë nga BE.

Ndërkohë që më pas,  pengesa është BE dhe EP Greke, është e qarte aktualisht  në fazën që po flasim të procesit, sepse procesi duhet parë me fazat.

 Në fazën aktuale të gjithë synojme artarësimin por ka hapa të rëndësishëm përpara që duhen marrë, reforma që duhen zbatuar, standarte që duhen rritur para se të arrihet tek antarsimi. Në fazën aktuale të hapjes praktike të negociatave, sepse politikisht vendimi është marrë nga BE por praktikisht kemi 2 vite që nuk kanë filluar bisedimet.