Ancelotti, kritika të tijve: Kujdes me protestat, po ndëshkohemi shumë

Carlo Ancelotti ishte i ashpër me gjykimin në përfundim të takimi të fituar 3-2 përballë Alaves. Sipas italianit, lojtarët e tij duhet të jenë të kujdesshëm me protestat.

“Kuti matës i gjyqtarëve ka ndryshuar dhe ne duhet të mësohemi me të. Asgjë tjetër. Nuk jemi mësuar ende me të. Na kanë dhënë 4 kartonë të verdhë për protesta. Duhet t’i shmangim protestat, pikë. Të drejta apo të padrejta, ne duhet të përshtatemi me rregullat e reja.”

Zëvendësimi i Mbappesë: “Është në rregull. Ishte pak i ngarkuar dhe më kërkoi zëvendësim për të shmangur problemet. Në sulm po bëjmë shumë mirë. Për një orë, skuadra luajti shumë mirë, duke kërkuar mundësi në mënyra të ndryshme, me tranzicione, pasime filtruese. Edhe Mbappe, edhe skuadra po përmirësohen bashkë. Kalendari është shumë kërkues, e diela do të jetë gjithashtu shumë impenjative.”

Gjesti i Endrick, rrezikoi kartonin e kuq: “Nuk mund të jap një mendim, se nuk e kam parë rastin me video. Ne kemi dhënë mendimin tonë për këtë çështje pas ndeshjes, por pa asnjë problem, asnjë përballje të ashpër verbale.”

Biseda me arbitrin: “Më janë dukur të ekzagjeruar kartonët e verdhë për protesta. I thashë se duhet të bëj atë që kam në dorë për t’i penguar lojtarët e mi të protestojnë ndaj arbitrit. Nuk pati probleme, ne kemi biseduar vetëm për këtë.”

Gjendja e Bellinghamit: “Ai po rritet, asistoi Mbappénë, luajti një ndeshje shumë të kompletuar. Duhet të mësohet pak më shumë me zonën, si sezonin e kaluar. Është më e vështirë kundër një ekipi që mbrohet në zonë si Alavés.