Merr flakë magazina e produkteve kozmetike në Fier, shkrumbohet gjithçka

Një garazh i nëndheshëm me materiale kozmetike është shkrumbuar nga flakët në Fier.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure.

Sipas burimeve paraprake garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve, ndërsa e pranishme  ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit.