VIDEO/ Abilekaj: Dosja ‘Zarka’ SPAK po censuron media, po mbron prokurorët e kapur në përgjime

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme që ndalon median për publikimin e dosjes së ish-prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka.

Sipas Abilekajt, ky vendim i gjykatës me kërkesë të SPAK, është një censurë për median. Ai u shpreh se, ky vendim cënon liritë themelore.

Sipas gazetarit ky vendim është duke mbrojtur prokurorët e SPAK dhe jo vetëm, të cilët kanë dalë në përgjimet e Sky ECC.

‘Dosja ‘Zarka’ implikon dy prokurorë të SPAK, gjyqtarë të SPAK, prokurorë të tjerë në të gjitha rrethet, rreth 17 gjithsej dhe sigurisht punonjës të tjerë, OPGJ etj. Kjo dosje është në gjykatë dhe sapo u dërgua atje, u mor vendimi që dosja është sekret hetimor dhe ndalohet publikimi i saj.

Kjo ka të bëjë me censurën, me lirinë bazë të medias dhe një nga liritë bazë të këtij vendi dhe duhet trajtuar me precedencë e duhet një vendim kundër kësaj.

Çfarë do të ndodhë nëse ne do ta publikojmë dosjen ‘Zarka’. Kjo dosje është shpërndarë pak a shumë nëpër gazetarë.

Në çështjen e ‘Toyota Yaris’ që është një nga dosjet ‘Zarka’ është një prokuror i cili është aktualisht në SPAK dhe i duhet të shpallë një moskompetencë për këtë çështje dhe ajo është shpallur praktikisht.

Por ama megjithëse veprimi është kryer, SPAK shprehet se, vërtetë janë përmendur emrat e prokurorëve, por nuk ka prova që i lidhin me ngjarjen, megjithëse faktet kanë ndodhur.

Pas Gjykatës Kushtetuese, çështja do të shkojë edhe në Strasburg, sepse kjo është një censurë e hapur, është një puç, dalje mbi kushtetutën, dalje mbi liritë tona, atë të informimit.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme fsheh një krim. Ata vërtetë thonë se nuk duhet ta publikoni, por ndërkohë nuk po marrin asnjë masë që personat e përmendur aty të dalin para drejtësisë, të paktën të mos fshijnë provat dhe për ti manipuluar.

Ata janë të gjithë aty brenda dhe mund ti bëjnë këto.

Kjo është një masë për të mbrojtur veten, nuk është një masë për të ndihmuar procesin’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: