'Bashkimi i ka tejkaluar pengesat dhe qejfmbetjet'/ Gjekmarkaj takim prezantues me demokratët në Kurbin

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e lezhës Agron Gjekmarkaj zhvilloi sot një takim në Kurbin, ku sëbashku me strukturat demokrate të Kurbinit, dëgjuan nevojat dhe problematikat e qytetarëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gjekmarkaj u shpreh se bashkimi i demokratëve udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka tejkaluar pengesat dhe qejfmbetjet dhe takimi sot e dëshmoi më së miri këtë.

POSTIMI I PLOTË
Me strukturat demokrate të Kurbinit 
Qendrestar, të pamposhtur, sfidues dhe garantues të fitores sonë më të thellë dhe më të nevojshme që ka pasur ndonjëherë Laçi, Mamurrasi, Miloti, Fushë Kuqja dhe mbarë Shqipëria.
Kauzat tona janë kauza të shoqërisë së ndershme të këtij vendi. Bashkimi i demokratëve udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka tejkaluar pengesat dhe qejfmbetjet dhe takimi sot e dëshmoi më së miri këtë. Nuk ka gjë që ndalon ndryshimin, e kërkon koha, e kërkon Shqipëria.