EMRAT/ Sherr me thika në Sarandë, policia në kërkim të autorit që plagosi 38-vjeçarin

Një sherr i rëndë me thika ka ndodhur rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, nga ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Denito Ruci, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Mariglen Duro, 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë  ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.