Berisha: Rama futi duart e tij të zeza në punët e fesë! Skenari erdhi nga Vuçiçi dhe synon vetëm përçarjen fetare

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, skenari i 'Shtetit Bektashi' është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, por edhe ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti.

'Bektashinjtë ishin rilindësit e mëdhenj, rilindësit gjenialë që shkruan dhe mbrojtën doktrinën e shqiptarësisë.'- u shpreh Berisha

FJALA E BERISHËS

Sot, 40 vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, pasardhësi i Kristaq Ramës, xhelatit ateist që urdhëronte varjen në litar të Havzi Nelës, vendos të fusë duart e tij të zeza në punët e fesë, punët e Zotit.
Ky akt, i cili ka synimet më të liga, më antishqiptare, shkelmon pra parimin e sekularizmit, e unitarizmit të shtetit shqiptar.
Ky skenar erdhi nga Beogradi, erdhi nga Vuçiçi.
Ky skenar ka vetëm një qëllim, thikë pas shpine, përçarje fetare.
Ky skenar është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti.
Ndaj myslimanëve shqiptarë që njohin Profetin Muhamed si profetin e tyre, frymëzues përjetë.
Ndaj myslimanëve shqiptarë, bashkësia e të cilëve ka merita të jashtëzakonshme në doktrinën e shqiptarësisë.
Bektashinjtë ishin rilindësit e mëdhenj, rilindësit gjenialë që shkruan dhe mrbojtën doktrinën e shqiptarësisë.
Tre ditë më parë, në mënyrën më miqësore, e njoftova të respektuarin Baba Mondi, kujdes se e ka për veten e tij.
Se përbën një thikë pas shpine, në radhë të parë kundër bektashinjve, që janë frymëzim për atdhetarinë e tyre. 
Që kanë aq kontribute në identitetin tonë kombëtar.
Që kanë aq kontribute në tolerancën dhe mirëkuptimin.