Hajdarmataj: Nëse ke një fëmijë që emigron nga keqqeverisja, ejani bashkohuni sot me ne

Mimoza Hajdarmataj në fjalën e saj përpara protestuesve kundër arrestimit politik të liderit të opozitës është shprehur se çdo nënë që ka fëmijët në emigrim si pasojë e keqqeverisjes do të duhet të na bashkohet ne.

Hajdarmataj ka theksuar se  të gjithë sot e kanë pronën e tyre dhe ti themi faleminderit Berishës dhe drejtësia të ketë respekt për Sali Berishës pasi gërmuan dhe nuk gjetën asgjë.

"Mesazhi që sapo dëgjuam është konfirmimi se aq e madhe është mbështeja për Berishën nga ndërkombëtarët pasi ata e duan demokracinë dhe shtetin ligjor.

Në atë dosje që kanë përgatitur nga SPAK është e sigurt që e duan edhe më shumë Berishën pasi nuk kas asnjë fakt dhe provë korrupsioni.

Nëse qoftë që dikush ka fituar nga kthimi i pasurisë së tij atëherë se çfarë mund të themi tjetër më. Të gjithë sot e kanë pronën e tyre dhe ti themi faleminderit Berishës dhe drejtësia të ketë respekt për Sali Berishës pasi gërmuan dhe nuk gjetën asgjë.

Është një oaz këtu që ne qajmë hallet dhe duhet të ftojmë dhe tjerët, ne jemi njësoj, jemi demokrat njësoj dhe bashkëvuajtës njëlloj, jemi opozitar njësoj. Gjithkush nga ne këtu sot janë të hequr nga puna ose familjarët e tyre janë përzënë nga Shqipëria, ose kanë një pension qesharak.

Meqë kemi vetëm Syri Tv që transmeton këtë foltore demokracia dua të bëj thirrje atyre që janë pas televizorit dhe rrjeteve sociale dhe nëse je një nën që po  të ikin fëmijët një nga një bashkohu me ne."