FOTO/ Drejtuesi politik i PD, Agron Gjekmarkaj takim në Kurbin, prezantohet nga Flamur Noka dhe Gazmir Spahija

Drejtuesi politik për Qarkun e Lezhës, nënkryetari demokrat Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të PD, Dega Kurbin.

Në këtë takim, Gjekmarkaj u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe Koordinatori për Veriun, Gazmir Spahija.

Gjithashtu në takim ishin Kryetari i PD, Kurbin, Edmond Shkoza dhe deputetët demokratë, Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe Lindita Metaliaj.

Demokratët e Kurbin kanë ndezur motorët për fushatën elektorale të 2025-ës, si dhe organizimin e degës në mënyrë kapilare, për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe për ti garantuar opozitës fitoren dhe rikthimin në pushtet.

Nga fotot e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet interesi i lartë i demokratëve të Kurbinit për përballjen finale me narko-regjimin e instaluar prej 12 vitesh nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale e quajtur ‘rilindje’.