Fitoi një vend në Parlamentin Britanik/ Andrew Rosindell: Fitorja e PD me Sali Berishën, për një Shqipëri konservatore

Alfred Pëllumbi, Koordinator i Sekretariatit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD, ka qënë pjesë e ekipit të fushatës së kandidatit konservator Andrew Rosindell në Britaninë e Madhe, i cili fitoi një vend në Parlamentin Britanik, duke mundur rivalin laburist.

Në krah të koordinatorit të PD-së, Andrew Rosindell theksoi se është krenar për miqësinë me Shqipërinë, si dhe është takuar me liderin e PD-së, Sali Berisha, duke besuar në bashkëpunimin me të, për të siguruar që Shqipëria të ketë një të ardhme, një të ardhme të bazuar në liri, të drejtën e ligjit, tregun e lirë dhe besimin në kombet tona.

‘Sot jam krenar që u rizgjodha si Anëtar i Parlamentit për Romford dhe gjithashtu për të punuar me miqtë e mi në Partinë Demokratike të Shqipërisë për të siguruar që Shqipëria të ketë një të ardhme, një të ardhme të bazuar në liri, të drejtën e ligjit, tregun e lirë dhe besimin në kombet tona, kombet e Europës, ndër të cilat Shqipëria është një anëtare krenare’, u shpreh Rosindell.

Koordinator i Sekretariatit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PD-së: Ishte kënaqësi e madhe për mua të bëja fushatë për z. Andrew Rosindell. Edhe krahas fushatave të mëparshme që kam pasur në Mbretërinë e Bashkuar, në rolin e Koordinatorit të Veçantë për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, kjo ishte eksperienca më e mirë për të bërë fushatë me z. Andreë Rosindell, i cili, në periudhën më të vështirë për Partinë Konservatore, arriti të mundë kandidatin Laburist. Ishte shkëlqyer! Tani Partia Demokratike e Shqipërisë ka një mik në Parlament; Shqipëria ka një mik në Parlament. Urime, Andreë, urime për të gjithë ekipin tuaj të shkëlqyer.

Andrew Rosindell – Anëtar i Parlamentit për Partinë Konservatore të MB-së, Anëtar Kyç i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Parlamentin e MB-së: Faleminderit, Alfred! Alfred, ke qenë një anëtar i shkëlqyer i ekipit tim gjatë kësaj fushate. Arritëm një fitore të madhe konservatore këtu në Romford, Essex. E di çfarë, jam krenar për miqësinë time me Shqipërinë; kemi shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Romford. Kam vizituar Shqipërinë, njoh Dr. Sali Berishën e Partisë Demokratike, partinë tonë motër, dhe besoj se duhet të punojmë së bashku për të mposhtur socializmin në të gjithë Europën dhe botën. Sot jam krenar që u rizgjodha si Anëtar i Parlamentit për Romford dhe gjithashtu për të punuar me miqtë e mi në Partinë Demokratike të Shqipërisë për të siguruar që Shqipëria të ketë një të ardhme, një të ardhme të bazuar në liri, të drejtën e ligjit, tregun e lirë dhe besimin në kombet tona, kombet e Europës, ndër të cilat Shqipëria është një anëtare krenare.

Alfred PLLUMBI – Koordinator i Sekretariatit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PD-së: Mendoj se do të keni edhe urime speciale për liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Dr. Berishën. A do të thoni diçka për të drejtpërdrejt?

Andrew Rosindell – Anëtar i Parlamentit për Partinë Konservatore të MB-së, Anëtar Kyç i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Parlamentin e MB-së: E njoh Dr. Berishën. Kam qenë në Shqipëri, e kam takuar atë në takimet e IDU-së, e kam takuar atë në konferenca ndërkombëtare të ndryshme. Ai është një njeri i mirë, një njeri me integritet. I uroj sukses të madh Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ne duam që Shqipëria të bëhet një komb konservator dhe besoj se Dr. Berisha ka ofruar një udhëheqje të shkëlqyer dhe i uroj çdo sukses.

Alfred PLLUMBI – Koordinator i Sekretariatit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PD-së: Faleminderit shumë, dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku.