Konflikt mes disa personash në Vorë, raportohen të shtëna me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme (24 shtator) në zonën e Vorës.

Sipas raportimeve në media, bëhet me dije se disa persona janë përfshirë në një konflikt, i cili më pas është pasuar me të shtëna me armë në ajër.

Sakaq, mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se një borxh ka qenë shkak i konfliktit mes tyre.