Kalaja: Sistemi i Zh'Drejtësisë, i krijuar me më pak ‘malokë’.......

Drejtuesja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka reaguar ,me një status në facebook sa i përket situatës me sistemin  e drejtësisë.

Kalaja është shprehur se meqenëse SPAK ka lidhur një kontratë 144 mijë euro (pas të parit me 36 mijë euro), me zvicerianët për metodat e ç'kodimit dhe hapjes së celularëve, përgjigjen më të saktë për këtë duhet t'a japë Altin Du(sh)mani, pasi të këtë kontrolluar telefonat e Ëngjëll Agaçit dhe Elira Kokonës.

Postimi:

Sistemi i Zh'Drejtësisë, i krijuar me më pak "malokë".......

Më pyesin shumë miq realë dhe virtualë këto ditë në privat se cila është arsyeja e dorëheqjes së gjyqtares kushtetuese Elsa Toska.

Meqenëse SPAK ka lidhur një kontratë 144 mijë euro (pas të parit me 36 mijë euro), me zvicerianët për metodat e ç'kodimit dhe hapjes së celularëve, përgjigjen më të saktë për këtë duhet t'a japë Altin Du(sh)mani, pasi të këtë kontrolluar telefonat e:

1. Ëngjëll Agaçit.

2. Elira Kokonës.

Së shpejti.......

Upppppps se desh harrova 

Kandidaturat e reja, sipas orientimit të Edvinit të Kristaqit dhe vëllait të Olsit të Xibrakës, duhet të jenë rilindase të spiropallizuara e që të mbartin:

1. Urrejtje ndaj "malokëve".

2. Urrejtje perverse ndaj Prof. Dr. Sali Berisha.

Kush më mirë se Genta Bungo i mbart këto veti.

Ashtu si Gjykata Kushtetuese pati frikë t'i heqë mandatin Xhaçkës strategjike, që kishte hallin se do i'a ngulnin "malokët" çadrën te resorti i saj, ashtu dhe Genta Bungo, përfaqësuesja më e denjë në procesin e vetingut jo vetëm e rilindjes por edhe e krimit të organizuar dhe korrupsionit, i shpalli luftë "malokëve" në Sistemin e Drejtësisë".

Mbi të gjitha, krahu i djathtë i mafiozit Fatmir Xhafaj, arkitektit të shkatërrimit të këtij sistemit.

Dhe nuk u doli keq.

Mbi 82 % të të shkarkuarve, janë "malokë".

Kundër këtij modeli, kam organizuar protestë që më 8 prill 2022.

Kundër mënyrës së shkarkimit të "malokëve" magjistratë:

1. Me urdhër politik.

2. Me lista.

Vetëm investigimin e Rai 3 me emisionin "Report" 1 dhe 2 të ndiqni me kujdes, do të kuptoni se koha më dha të drejtë.

Dhe "gojët e liga" thonë se Genta Bungo, me lidhje të forta me Tigrin e Drejtësisë sipas përgjimeve të SKAY ECC, është kandidatura kryesore për zëvëndësimin e Elsa Toskës, që ashtu si Linda e Ramës e Kuvendit u "sëmur" pa pritur e pa kujtuar. 

Që do thoni Ju që nuk thatë asgjë, edhe Ju që keni frikë të bëni like në këto statuset e mia, edhe vetë Gjykata Kyshtetuese ka hyrë në një "hall" të madh me këta strategjikët.

Skiftera apo Pëllumba qofshin. 

Ja kshu kshu.

Së shpejti me të tjera detaje........