Flet menaxheri i italianit: Donnarumma në Serinë A? Për momentin e pamundur, dëshiron...

Enzo Raiola (i afërm i të ndjerit Mino Raiola), në intervistën e dhënë për Tuttosport, flet për të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.

"Ai është shprehur më shumë se një herë se ndihet mirë në Paris. Projekti ka pasur një evolucion shumë pozitiv. Skuadra është më kohezive. Nuk janë më “yjet” si Messi, Neymar e kështu me radhë, por një grup i ri, i cili ka uri për fitore”.

Klienti i tij, portier i PSG-së dhe kombëtares italiane, për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga hija e Kullës Eifel dhe, për më tepër, por mendon edhe për rinovimin e kontratës: “Kanë mbetur edhe dy vite, nuk ka nxitim. Gjithsesi, janë zhvilluar bisedat e para. Campos dëshiron ta mbajë Gigion. Sot është flamuri i ekipit tonë kombëtar, do të donte të bëhej i tillë edhe te PSG.

Për kthimin e mundshëm të Donnarummas në Itali, Raiola u shpreh:

“Menaxherët përdorin gjithmonë shprehjen "Kurrë mos thuaj kurrë". Edhe unë nuk e di, por, për momentin, është praktikisht e pamundur.”