VIDEO/ Moti i keq në Bergamo, merret vendimi për ndeshjen Atalanta-Como
Ndeshja mes Atalantës dhe Comos është shtyrë përfundimisht dhe nuk do të luhet sonte.
Sfida e vlefshme për javën e 5-të të Seria A, u shty fillimisht 1 orë dhe po vëzhgohej gjendja, megjithatë asgjë nuk ndryshoi.
Po ashtu ka dhe një orar, për takimin që do luhet në “Gewiss Stadium” të Bergamos. Pikërisht nesër, më 24 shtator, ora 20:45.
Vlen për t’u theksuar se reshjet nuk pushtuan vetëm fushën, por dhe shkallët e stadiumit.
Atalanta’s game against Como tonight is delayed due to heavy rain #AtalantaComo pic.twitter.com/YrPtLFTIld
— FootballAwaydays (@Awaydays23) September 23, 2024
Titullar ishte projektuar dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është pikë kyçe në repartin difensiv.