Mbrojtësi i Kombëtares ‘gradohet’ kapiten i skuadrës portugeze

Enea Mihaj ka fituar mbajtur shirtin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit, që Famalikao luajti në kampionatin portugez.

Bëhet fjalë për takimet kundër Gil Vicente dhe Moreirense, të cilat u mbyllën në barazim respektivisht 1-1 dhe 0-0.

Mbrojtësi 26-vjeçar shihet gjithmonë si alternativë e sigurt për Silvinjon te Kombëtarja shqiptare.

Dhe pse nuk ka marrë asnjë minutë, ai ishte pjesë e Euro 2024 dhe dy sfidave të Ligës së Kombeve.

Mihaj është pjesë e Famalikaos, që militon në elitën portugeze, prej verës së vitit 2022.

Ndërkohë vlen për t’u theksuar se kontrata e tij përfundon në fundin e këtij sezoni.