SYRI TV/ KQZ pubikon projekt-vendimin për Diasporën

Komisioni Qendror i zgjedhjeve publikoi rregullat  për mëmyrën se si do të votojnë emigrantët shqiptarë, në zgjedhjet parlamentare të 2025. 

Në projket-vendim theksohet se rregjistrimi i do të behët online, 120 ditë para zgjedhjeve, përmes skanimit të fytyrës,  ndërsa përpos dokumentëve të identifikimit do të paraqesin edhe vërtetim banimi apo kontratë qeraje. 

Ndërsa sa i takon emigrantëve të paligjshëm, do tu pranohen vërtetimet e qëndrimit në kampe azili.

SYRI TV

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka publikuar projektveendimin me rregullat  për menyrën sesi do të votojë diaspora në zgjehdjet parlamentare të 2025. 

Në draft theksohet se emigrantët që dëshirojnë të votojnë duhet të paraqesi kërkesë në mënyrë individuale për rregjistim në KQZ, proces i cili nis120 ditë para zgjedhjeve, dhe përfundon 68 ditë para zhvillimit të tyre.

KQZ do të krijojë Platformën Elektronike të Regjistrimit, PER, një platformë që pritet të jetë e aksesueshme pa pagesë në kompjuter ose telefon.

Sipas projektvendimit, secili prej zgjedhësve duhet të krijojë një llogari në këtë platformë përmes tre faktorëve të autentifikimit; atij biometrik përmes njohjes së fytyrës, një kodi unik 6-shifror që i dërgohet zgjedhësit në telefon ose email si dhe përmes numrit personal të identifikimit.

Për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, qytetarët duhet të vendosin në dispozicion një dokument të vlefshëm identifikimi, të tillë si pasaporta apo letërnjoftimi. Ata duhet gjithashtu që të ngarkojnë në platformë një certifikatë pronësie ose vërtetim banimi apo kontratë qiraje në vendin e rezidencës.

Sa i takon listës së zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, projektvendimi thote se është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe përmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.

Në zgjedhje do të lejohet të votojnë edhe azilatët apo emigrantët e palijgjsgëm, të cilëve do  u ju pranohen dhe vërtetimet e qëndrimit nëpër kampe.

Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve,  ky proces të mbikëqyret nga auditues, por edhe nga partitë politike, organizata jofitimprurëse apo organizata ndërkombëtare.