'Koha të bëjmë realitet ndryshimin'/ Bardhi: Mallakastra dhe Fieri nuk e morën kurrë mbrapsh besimin ndaj Ramës

Gazmend Bardhi, Drejtuesi Politik i Qarkut Fier dhe është gjithashtu Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka zhvilluar nje takim ne Mallakastër, sëbashku me strukturat drejtuese të partisë, ku foli mbi situatën aktuale politike dhe përpjekjet për forcimin e partisë në zonën që përfaqëson.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Bardhi thekson rëndësinë e bashkimit të strukturave drejtuese të partisë dhe thirrjen për përfshirjen e të gjithë kontribuesve të PD-së ndër vite, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për të rifituar besimin e qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË

Në Mallakastër, sëbashku me strukturat drejtuese të partisë, nisëm punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar.
Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit.