Manchester City dhe Guardiola marrin lajmin e keq, Rodri humbet sezonin

Pas gëzimit të madh mbrëmë për barazimin 2-2 në sekondat e fundit me Arsenalin, Manchester City sot e ka marrë një lajm të tmerrshëm.

Lojtari kyç i sistemit të Pep Guardiolës, Rodri u lëndua dje në ndeshjen ndaj “Topçinjve” pas një dueli me mesfushorin ganez, Thomas Partey.

Ndonëse nuk dukej ashtu në fillim, lëndimi i tij është shumë më serioz.

Sipas “ESPN UK”, Rodri e ka këputur ACL-në në gjurin e tij të djathtë dhe do ta humbasë sezonin.

Rodri i ishte nënshtruar edhe një herë testeve mjekësore sot, të cilat e konfirmuar lëndimin e tij të rëndë.

Manchester City nuk do të llogarisë më në të për këtë edicion të garave, derisa rikthehet në fushë për ndeshjen e Carabao Cup këtë të martë.