Xhetani: Me fillimin e universiteteve në tetor, do të nisim nga protestat deri në zgjidhjen e problematikave

Desada Xhetani nga FRPD, mbajti fjalën e saj në takimin me të rinjtë që lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot.

Xhetani u shpreh se realitei që është nëpër universitet është krejt ndryshe, është një realitet i vështirë që studentët shqiptarë do të duhet që të përballen ccdo ditë, me kushtet e vështira të jetesës, me qiratë e shtrenjta, me tarifën e shtrenjtë, me kartën e studentit që nuk na shërben për asgjë,dhe më tej ajo shtoi se në momentin që studentët do të përballen më këtë realitet ata do ta shikojnë të arsyeshme që e vetmja zgjidhje vjen nga protestat.

'Përshëndetje të gjithëve, në kushte normale mendoj se ky takim i sotëm do të bëhej me prezencën e prof.dr.Sali Berishës, këtu fizikisht me ne, por në kushte jonormale profesorin e kemi në lidhje të drejtëpërdrejtë.

Ne në tetor fillojmë universitetin, dhe edhe ata që e kanë filluar tashme dhe janë në vit të dytë apo në vitë të tretë e dinë tashmë që realiteti nuk është ai që shfaqet nëpër mediat e kapura nga qeveria.

Realitei që është nëpër universitet është krejt ndryshe, është një realitet i vështirë që studentët shqiptarë do të duhet që të përballen ccdo ditë, me kushtet e vështira të jetesës, me qiratë e shtrenjta, me tarifën e shtrenjtë, me kartën e studentit që nuk na shërben për asgjë dhe unë mendoj që në momentin që studentët do të përballen më këtë realitet ata do ta shikojnë të arsyeshme që e vetmja zgjidhje vjen nga protestat, sepse Edi Rama nuk negocion dhe nuk ka guximin që të dalë përballë nesh, të negociojë dhe të pyesi për shqetësimet tona sepse ai nuk ka fytyrë të përballet me ne për të vetmen arsye sepse ai nuk ka mbajtur asnjë premtim, që në momentin që është bërë kryeministër.

Edhe pakti i universitetit që u tha në 2018, që erdhi si pasojë e protestës së studentëve të vitit 2018 ai thjeshtë është tallur. Bëri 8 pika të cilat nuk ika mbajtur fare, ka abuzuar me këto pika thjeshtë për ti  mbyllur gojën studentëve.

Mirëpo ne në tetor sapo të fillojë universiteti do të nisim nga protestat deri në zgjidhjen e problematikave që janë shumë të rëndësishme, prandaj unë ju bëj thirrje të mos tërhiqeni dhe mos keni frikë sepse nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë për sa kohë ne kemi të drejtën tonë.'- u shpreh Xhetani.