Policia zbulon të fshehtën e errët, trajneri që i dha fund jetës mbante video të palejuara në kompjuter

Klubi i Eintraht Frankfurt njoftoi në fillimin e këtij muaji se ishte ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pas një aksidenti automobilistik trajneri i ekipit U19 dhe njëkohësisht bashkëpunëtor te skuadra e parë, Haihe Rashe.

Por tashmë policia gjermane ka zbuluar të fshehtën e errët pas kësaj ngjarje të rëndë.

“Bild” bën të ditur se sipas hetimit të policisë, aksidenti me makinë nga i cili ai humbi jetën, nuk ka qenë aspak rastësor, por i paramenduar.

Policia ka bindjen se 33-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke dalë me makinën e tij nga rruga.

Mendohet se shkak për këtë është bërë një hetim i mëparshëm nga policia gjermane, e cila kishte bastisur shtëpinë e tij. Nuk dihen ende detaje të hollësishme rreth arsyes që çoi në bastisjen e shtëpisë së Rashe, por mësohet se në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike me të mitur.

Padyshim diçka e palejueshme, sidomos për një trajner i cili punon me të mitur në jetën e tij të përditshme.

Mendohet se ky hetim i policisë ka shtyrë Rashe të kryejë aktin ekstrem të vetëvrasjes nëpërmjet këtij aksidenti me makinë.