SYRI TV/ Seancë dëgjimore te Siguria, PD: Gara për drejtuesin e policisë, qesharake

Opozita e ka cilësuar si një process qesharak, me fitues të paracaktuar, garën  për zgjedhjen e drejtuesit të ri të policisë së shtetit.

Gjatë seancën dëgjimore, në komisionin e sigurisë, Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se nga gara janë skualifikuar 4 kandidatë, ndërkohë që deputetët demokratë, ngritën shqetësimin për inkriminimin e policisë së shtetit.

SYRI TV

Procesi për zgjedhjen e drejtorit të përgjitshëm të policisë së shtetit, dominoi debatet në mbledhjen e komisionit të sigurisë, gjatë seancës dëgjimore, me ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha.

Deputetet  e Partisë demokratike  e kanë  cilësuar si një process farsë e  qesharak,  konkursin e pretenduar nga ministria e rendit,  duke thënë se fituesi është i paracaktuar. Teksa ministri i brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se  procesi vijon dhe deri tani, janë skualifikuar 4 kandiatët nga gara për postin e drejtorit të policisë së shtetit, opozita i kujtoi se njëri prej kandidatëve ishte i shpallur në kërkim. 

Opozita ngriti  në komision edhe shqetësimin për situatën e rendit të sigurisë.

E teksa ministri kishte ardhur me nje dosje statistikash deputetet demokratë, përmenden përgjimet në aplikacionin  sky ecc, që vërtetojnë inkriminin e policisë  së shtetit.

Ervin Hoxha, u mjaftua duke i cilësuar si akuza politike. 

Ministri I brendshëm, deklaroi se përgjatë vitit 2024, numri i vrasjeve ishte 29, ndërsa përdori, retorikën e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se vrasja e 42 vjeçarit, Egli Proga, ukthye në krizë, nga media dhe publiku.