U rindërtua pas tërmetit, mbyllet shkolla në Rrogozhinë/ Kaja: 24 nxënës bëjnë 3 km rrugë çdo mëngjes

Kryetari i FRPD Rrogozhinë, Eljon Kaja, ka denoncuar në rrjetin e tij social Facebook, mbylljen e shkollës 9 vjeçare Kreyevidh pas rindërtimit nga tërmeti, teksa rreshton dhe pasojat e mbylljes së kësaj shkolle.

Shkolla 9 vjeçare në Kryevidh pas rindërtimit nga tërmeti sot është e mbyllur.

—24 nxënës bëjnë 3 km rrugë për të vazhduar studimet në një shkollë tjetër.

—30 nxënës nga komuna Kryevidh paguajnë 2500 lekë-3000 lekë në ditë transport për të shkuar në gjimnaz (kosto e papërballueshme).

-20 gjimnaziste nga komuna Gose mbi 15 nga Rrogozhina paguajnë transport që shkojnë në gjimnaz

-mbi 40 studentë nga Kryevidhi dhe mbi 150 nga Rrogozhina që janë në universitete të Durrësit dhe Tiranës nuk kanë përfitu asnjë bursë asnjë mbështetje nga shteti.

Mbi 50 të rinj e të reja që kanë mbaru studimet e larta sot janë papunë se alternativa vetme që i ka lënë kjo qeveri është të pagujnë 5000 apo 10000 euro për një vend pune ose të largohen nga Shqipëria!