FOTO/ Agron Gjekmarkaj takim me kryesinë dhe drejtues të PD Rrëshen/ Prezantohet nga Noka dhe Spahija

Drejtuesi politik i Qarkut Lezhë dhe njëherazi nënkryetari demokrat, Agron Gjekmarkaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim prezantues me kryesinë  dhe drejtues të PD, Dega Rrëshen.

Gjatë këtij takimi Gjekmarkaj është prezantuar si drejtues qarku për zgjedhjet e përgjithshme 2025 nga Sekretari i PD, Flamur Noka dhe Koordinatori i PD për Veriun, Gazmir Spahija.

Gjithashtu të pranishëm në takim kanë qënë Kryetari i PD Mirditë, Aleksandër Lala dhe deputetët e qarkut, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.

Demokratët kanë ndezur motorët për organizimin kapilar në degët e PD në rajonin e Veriut,  për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.