Vllaznia fiton 200 mijë euro, zyrtarizohet transferimi i futbollistit në Emiratet e Bashkuara Arabe

 

Lajmi që qarkullonte prej ditës tashmë është zyrtar: Vllaznia humb Rejan Alivoda, i cili ka vendosur ta vijojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, te skuadra e Itihad Kalba.

Klubi shkodran do të përfitojë 200 mijë euro nga ky transferim, si dhe do të ketë në pronësi 20% të kartonit të futbollistit në në rast rishitjeje në të ardhmen.

Alivoda, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka përshëndetur klubin dhe shokët e skuadrës, për të nisur tashmë një përvojë të re.

Pistimi i Alivodës

Përshëndetje te gjithëve! Dua t’ju njoftoj se rrugëtimi im te skuadra e Vllaznisë mbaron këtu, për të vazhduar drejt një sfide të re.

Jam i lumtur që pata fatin të jem pjesë e familjes së madhe Vllaznia, duke më dhënë mundësinë për dy vite të kaloj momente të bukura dhe të rëndësishme në formimin tim.

Dua te falënderoj dhe i jam mirënjohës presidentit Alban Xhaferi për përkushtimin dhe përkrahjen, trajnerët për punën e palodhur, drejtorët dhe të gjithë stafin me te cilët punuam këto vite.

Gjithashtu dua të falënderoj shokët e skuadrës qe ishin mbështetje ne këtë rrugëtim dhe që së bashku kaluam momente te bukura, plot emocion dhe sfida.

Veçanërisht dua te falënderoj ‘Vllaznit Ultras’ dhe tifozërinë shkodrane që ishte mbështetja jonë, motiv për të ecur përpara që na ndjekin në çdo hap.

Ju jam mirënjohës për këto vite që kalova në qytetin tim, duke u rritur pranë jush dhe pata mundësinë të kontribuoj për fanellën e rëndë të Vllaznisë. Shpresoj qe një ditë te rikthehem tek Vllaznia dhe ta gjej kampione siç ky qytet e meriton. Kjo eksperiencë do të mbetet e paharrueshme për mua. Ju falënderoj, me respekt Rejan Alivoda!