Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Stefano Pioli zgjedh të preferuarin: Mendoj se më superior është...

Pioli u largua nga Milan në fund të sezonit të kaluar, ndërsa tashmë do të vijojë karrierën te Al Nassr aty ku gjen Cristiano Ronaldon.

 Në konferencën për shtyp, trajneri i njohur u pyet se kush është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

“Mendoj se Cristiano Ronaldo është superior ndaj Lionel Messit, ai numëron më shumë gola sesa ndeshje” – tha Pioli, i cili tani ka në skuadër CR7-tën. Al Nassr synon që këtë sezon të fitojë titullin kampion në Arabi, rivali kryesor është Al Hilal.