Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore japoneze

Një ushtarak rus shkeli hapësirën ajrore të Japonisë tre herë mbi ishullin Rebun në arkipelagun përreth Hokkaido, gjë që shkaktoi një reagim nga Forcat Ajrore Japoneze, të cilat ngritën avionët e saj luftarakë.

“Është hera e parë që avionët e Forcave Ajrore Japoneze kanë lëshuar paralajmërime për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të vendit”, tha zëdhënësi i qeverisë Yoshimasa Hayashi në një konferencë për shtyp.