De Biasi ‘skanon’ Serinë A: Milani më habiti, ja ku duhet ndihmuar Fonseca

Gianni De Biasi ka komentuar fillimin e shkëlqyer të sezonit të Torinos së Paolo Vanolit, duke prekur edhe çështjet që kanë të bëjnë me skuadrat e mëdha në këtë pjesë të parë të kampionatit.

Torino, e para në renditje. A është kjo një surprizë për ju?

Një surprizë e madhe dhe surprizat kur janë pozitive japin gjithmonë kënaqësi dhe ndjesi të mira. Jam i lumtur për klubin dhe tifozët, si dhe për trajnerin që gjeti menjëherë mënyrën e duhur për të afirmuar vlerën e skuadrës. U duk sikur u varfërua nga transferimet e Buongiornos dhe Bellanovas, por futbolli na mëson se kur mendon se gjërat janë përkeqësuar, ato përmirësohen.

Ndikimi i Vanolit në ekip?

Më bën përshtypje qetësia me të cilën ai e përballoi këtë mision. Të jesh te Torino është ndryshe nga të qenët në Venezia. Megjithatë, ai ka moshën dhe përvojën e duhur, kjo është forca e tij. Ai ka ndikuar në mjedis me një qetësi të madhe, pa e tepruar me deklarata dhe duke nxitur kulturën e punës”.

Cilët mund të jenë objektivat sezonalë të Torinos? A është i arritshëm kthimi në Evropë?

Shpresoj se po... Për tifozët e Toros dhe për të gjithë. Nuk e di nëse do të jetë kështu. Torino ka qenë gjithmonë në periferi të zonë evropiane, me pak më shumë cilësi, pak më shumë përvojë, pak entuziazëm dhe çmenduri të shëndetshme, mund të hynte pas disa vitesh mungesë në Europë”.

Një opinion për Serinë A pas ndeshjeve të mëdha të javës së fundit?

Juventusi dhe Napoli janë dy nga kandidatët për të sfiduar Interin për Scudetton. Milani dje më habiti, kur dukej se ishte gati të rrëzohej, nxori atë që nuk ishte parë ende: krenari, shpirt hakmarrjeje, dëshirë për të sakrifikuar veten, ky është një mesazh i mirë dhe jam i lumtur për trajnerin Fornseca.

Sipas jush, a është nënvlerësuar Fonseca deri tani?

Nuk e di... nuk e njoh dhe aq mirë, por mendoj se ka eksperiencën e duhur, e sheh pak jashtë kontekstit, ndonjëherë ka hezitime edhe me gjuhën, por ndoshta çdo gjë e ka të mirëpërcaktuar në kokën e tij. I duhet dhënë pak ndihmë për të mbushur boshllëqet e vogla gjuhësore, ai është një trajner që sigurisht u vlerësua mirë përpara se të merrej në vend të Piolit.

A ju bind Juric te Roma?

Një kënaqësi e madhe për të, ai është një djalë krenar dhe është i bindur se mund të bëjë mirë. Hapi i parë ishte shumë i mirë, në një situatë shumë të vështirë. Ata arritën të fitonin një ndeshje që të paktën dukej delikate në letër. Juriç ka bërë hapin e duhur dhe tani të shohim nëse do të jetë në gjendje të ndryshojë marshin dhe mbi të gjitha mentalitetin e Romës.