SYRI TV/ Riaktivizohet zjarri i plehrave në Piskovë, banorët: Nuk kemi parë asnjë zjarrfikëse

Riaktivizohet zjarri ne vendgrumbullimin e mbeturinave ne Përmet.

Zjarri ka vijuar përgjatë fundjaves dhe mengjesin e kësaj të hëne duke shkaktuar tym kancerogjen në fshatin Piskovë.

Situata eshte kritike pasi po digjen te gjitha mbeturinat e depozituara ne landfillin e Piskoves ku prej vitit te kaluar eshte shndërruar ne vendgrumbullimin e mbeturinave te gjithe Bashkise se Permetit.

Sipas kryeplakut te fshatit Arlind Dyrmishi ne vendngjarje nuk kane shkuar forcat zjarrefikese ndonese ishin lajmeruar prej tij personalisht per te bere te mundur shuarjen e flakeve.

 

Banoret e fshatit Piskove shprehen se vete punonjesit e Bashkise se Permetit jane ata qe i kane vendosur zjarr te kontrolluar mbeturinave ku me vone u ka dale jashte kontrollit. Vec asaj ata akuzojnë rende ministren Mirela Kumbaro njekohesisht deputete e tyre si shkaktare te kesaj situate.

Nuk është hera e parë që banorët e këtij fshati janë ankuar për vendgrumbullimin e plehrave. Për shkak të ndotjes banorët i kanë bërë thirrje institucioneve shteterore që të marrin masa, por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdher.