Forza Italia: Shqetësuese, arrestimi i Sali Berishës! As demokracitë më të qëndrueshme s’janë të lira nga praktika të ngjashme jo-liberale, duhen luftuar e çrrënjosur

Forza Italia ka shprehur shqetësimin për arrestimin e kreut të PD, Sali Berisha në Shqipëri. Gjatë nëj aktivieti ku morën pjesë në hapjen e degëve të reja të kësaj force politike në Parma të Italisë,deputetet e Forza Italia, Erica Mazzetti dhe Rosaria Tassinari, të cilat ngritën shqetësimin e partisë ku aderojnë për mbajtjen në arrest shtëpie prej disa muajsh të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha.

"Ne ndjekim me interes dhe shpresë përparimin e popullit shqiptar drejt një ekonomie solide dhe liberale, si dhe mbështesim përpjekjet e tij në luftën kundër korrupsionit dhe drejtësisë së keqe".

‘Për këtë arsye duam të shprehim shqetësimin tonë më të madh – nënvizojnë përfaqësuesit italianë – për atë që ndodhi me ish-presidentin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej disa muajsh për një rast të dyshuar korrupsioni, i cili daton vite më parë”. "Fatkeqësisht, as demokracitë më të qëndrueshme dhe më të pjekura - theksojnë më tej- nuk janë të lira nga praktika të ngjashme joliberale,të cilat duhen luftuar dhe çrrënjosur".

Duke e vënë thekson në pikat që bashkojnë Forza Italian me PD, si dashurinë për lirinë, besimin në demokraci si dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, Mazzetti dhe Tassinari theksojnë se të dy vendet kanë një lidhje të madhe dhe një afinitet të madh mes popujve tanë –ku shihet veçanërisht te marrja e shtetësisë, falë punës dhe studimit”.

Të dielën, PD hapi degën e saj në Parma të Italisë në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku ndryshe nga legjislaturat e kaluara, këtë herë do të votojnë edhe emigrantët që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Organizimi i çeljes së degës së re në Parma dhe në Emilia Romangna u bë nën kujdesin e kryetarit të PD, Bardhok Doda, njëkohësisht edhe kordinator i FI në Itali dhe nënkryetarit Dritan Beqiri, me pjesëmarrjen edhe të deputetes së PD, Albana Vokshi.