Mbyllja e ‘akt akuzës’ për Berishën/ Shehu: Rënia e siparit të aktit të parë të një teatri politik!

Deputeti demokrat, Tritan Shehu njëkohësisht drejtues qarku në Gjirokastër e cilëson vendimin e SPAK për mbylljen e hetimeve për liderin e opozitës, Sali Berisha, si rënie të siparit të aktit të parë të një teatri politik.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se hetimet nuk kanë themel juridik, porse vetëm atë politik.

Sipas ligjvënësit demorat, përmes një vendimi të tillë, SPAK deformon rëndë proceset demokratike e politike në vend!

Reagimi

Te mbash te izoluar prej nje viti liderin e opozite, deputetin, ish Presidentin e ish Kryeministrin, ndesh me Ligjin, duke e thirrur vetetm nje here 20’, pa kryer as veprimet normale proceduriale…

Ndesh me presumimin e pafajesise e te drejten universale per tu ndjekur i lire…

Per nje vendim Kolegjial te KM, brenda programit te asaj Qeverie, nga i cili ka perfituar nje shtrese e tere.

Duke deformuar rende keshtu proceset demokratike e politike ne vend!

Flet per nje skenar politik e asgje me shume.

Per nje skenar te nje teatraliteti, akti i pare i te ciles u mbyll pa asgje reale, me kete „akti akuze“ pa themel juridik, por vetem politik!

Ne fakt kjo demostron pastertine e nje personaliteti, qe ka drejtuar vendin per shume vite, permes proceseve mjaft te veshtira, dhe nuk i gjendet asgje thelbesore.

Nuk dua te paragjykaj „aktin e dyte“, qe do te celet.

Do ta para mendoja nqs do te kishim te benim me nje drejtesi ne mos te pavarur se paku me nje fare autonomie, profesionale.

Por dyshoj fort, sepse nen rregjim nuk mund e kete drejtesi te tille ne teresi te saj.

Po, mund te kete gjykates si individ me integritet, por jo drejtesi te tille ne parim.

Javet ne vazhdim do ta tregojne se ne dore te kujt nga ata do te kaloje ajo dosje politike.

Por qe per nderin e gjykates e te gjyqtarit, duhet te mbyllet nen kuadrin juridik e jo politik.

Per te shpetuar sado pak edhe nderin e drejtesise.

Bllokuar te perdorit e saj si nje „kamzhik“ politik, deformues per demokracine tone.

Akti i dyte i ketij teatraliteti do ta tregoje a mund te kemi shpresa per me mire.

Sidoqofte arritja e kesaj, kerkon dhe veprime e rezistence politike njerezore!

Vendimet politike duhen goditur me levizje politike!