Shkëlqeu me dygolësh, Edon Zhegrova në formacionin e javës të Ligue 1

Futbollisti dardan, Edon Zhegrova, u shfaq në formë të jashtëzakonshme edhe fundjavën e kaluar, teksa realizoi dygolësh në barazimin 3-3 të skuadrës së tij Lille ndaj Strasbourgut në javën e pestë të Ligue 1.

Zhegrova realizoi në minutat 15’ dhe 27’, por, fatkeqësisht, ekipi i tij nuk ia doli të merrte maksimumin e pikëve.  

Zhegrova u shpall njeriu i ndeshjes falë institkit të tij vrasës para portës, por vlerësimet për paraqitjen e tij u konfirmua me përfshirjen e emrit të tij në formacionin e javës në Ligue 1.

Nota e futbollistit dardan, vënë nga sajti i specializuar për statistikat, “sofascore”, është 8.9, më e larta mes 11 lojtarëve të përfshirë në këtë formacion .