Papa Françesku anulon takimet e programuara për sot, shkak problemet shëndetësore

Vendimi për shtyrjen e takimeve është marrë edhe në funksion të udhëtimit apostolik që Papa do të bëjë në ditët në vijim.

Papa Françesku ka anuluar të gjitha takimet e tij ditën e sotme për shkak të një forme të lehtë gripi, tha zyra e shtypit e Vatikanit. Vendimi për shtyrjen e takimeve është marrë edhe në funksion të udhëtimit apostolik që Papa do të bëjë në ditët në vijim.

Papa Françesku do të kryejë një vizitë në Belgjikë dhe Luksemburg nga 26 deri më 29 shtator. Deklarata thotë se Papa ishte me grip dhe se kishte zgjedhur të pushonte përpara vizitës së tij jashtë vendit.

“Për shkak të një gjendjeje të lehtë të ngjashme me gripin dhe si masë paraprake në funksion të vizitës së tyre, seanca për sot është anuluar”, thuhet në njoftim.