Kristjan Asllani mes 'fajtorëve' për humbjen në derbi, mediat italiane kryqëzojnë Inzaghin

Kristjan Asllani ka marrë kritika të shumta në rrjet pas humbjes së djeshme të Interit përballë Milanit. Për shtypin italian disfata zikaltër në derbin e qytetin ka “fajtorë” dhe mes tyre ka përfunduar edhe mesfushori shqiptar.

Në analizën e bërë pas ndeshjes portali “Calcio Mercato” ka vlerësuar me notën 5 (pesë) paraqitjen e Asllanit duke e argumentuar se: “Nuk ka personalitetin e duhur për ndeshje të mëdha, me atë në fushë reparti i mesfushës ishte më i qëndrueshëm”.

Me notën më të ulët ishte vlerësuar trajneri Simone Inzaghi. “Nuk lexoi ndeshjen si duhet në të dy pjesët. Me zëvendësimet e bëra në mesfushë i dha mundësi Milanit ta zhvillonte sipas planit ndeshjen”, ishte komenti i portalit për teknikun, të cilin e vlerësoi me notën 4.5.