Notat e derbit, Rafael Leao më i dobëti tek Milani

Media italiane kryqëzon Rafael Leaon. Të gjitha gazetat sportive nga përtej Adriatikut kritikojnë paraqitjen e sulmuesit portugez në derbin me Interin.

Për “La Gazzetta dello Sport”, portugezi ishte më i dobëti i ekipit të tij (nota 5): "Dikush me klasin, vrapimin dhe fizikun e tij nuk mund të shkojë dëm kështu. Jashtë ndeshjes për 45 minuta, kur ia hyn në lojë, shpërdoron gjithçka”.

Disi më dashamirëse “Corriere dello Sport”: "I dobishëm për të mbajtur të gjerë vijën mbrojtëse të zikaltërve. Kështu kontribuon në avancimin e Pulisic. Ai mban në tension mbrojtjen kundërshtare, por nuk ka gjakftohtësinë për të mposhtu portierin Sommer. Nuk i pëlqen zëvendësimi."

Pak a shumë i njëjti vlerësim nga Tuttosport: "Vlera e tij në “San Siro” u shfaq disi në fillimin e pjesës së dytë, kur ai vuri në provë Sommer me një goditje të shkëlqyer me kokë. Dueli u përsërit në fund me një tjetër “jo” të zviceranit. Në 45-minutëshin e parë ishte më mirë."

Vlerësimi 6 nga portali i specializuar Milannews.it: “Në pjesën e parë ai është në fushë, por nuk u duk, mungon në krah, nuk e merr topin dhe nuk bën asgjë për ta marrë. Ai zgjohet në pjesën e dytë, një goditje e përsosur me kokë vë në provë Sommerin.

5.5 nota për Leaon nga TMw: “Leaoi është mungesa e madhe e pjesës së parë të luajtur si fantazmë. Një shpërthim në fillim të pjesës së dytë, kur i afrohet golit me kokë: pjesa e dytë do t'i ofronte atij hapësirë ​​për t'u dukur, por Sommer i mohon një gol. Milani ka të drejtë të kërkojë më shumë prej tij."

 

Notat për Leaon:

TMË - 5,5

Gazzetta dello Sport - 5

Corriere dello Sport - 6.5

Tuttosport - 6.5

Corriere della Sera - 6.5

Milannews.it - ​​6