EMRAT/ Skualifikohen katër kandidatë nga gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit

Katër kandidatë janë skualifikuar nga gara për Kreun e ri të Policisë.

Katër kandidatët e skualifikuar janë Sami Rasha, Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini. Ky i fundit u skualifikua pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale që dëshmonin sjelljen e pahijshme ndaj institucioneve të drejtësisë në vend.

Sipas ligjit, drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit, në detyrë dhe gradë të rolit të mesëm drejtues.

Ndaj, Shemsi Prençi, është skualifikuar pasi nuk është në radhët e uniformave blu.

Mes emrave në garë, janë edhe drejtues aktual të disa departamenteve në policinë e shtetit, Pëllumb Seferi, aktualisht drejtor i Departamentit të Marëdhënive Ndërkombëtare, Idajet Faskaj aktualisht shef i Interpol Tirana, Rebani Jaupi, Drejtori i Departamentit Për Rendin Dhe Sigurinë Publike, apo edhe Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale.