Shpërthime me lëndë plasëse në një gurore në Dimal, dëmtohen disa banesa të zonës

Administratori një guroreje në Dimal të Beratit është proceduar penalisht.

Bëhet fjalë për A.Ç 51 vjeç, administrator i një subjekti për nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve (gurore), në fshatin Pashalli.

Bëhet me dije se para dy ditësh në subjektin e 51-vjeçarit janë kryer shpërthime me lëndë plasëse ku për pasojë janë dëmtuar disa banesa aty pranë. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat.